Majko në Gjermani, takon përfaqësuesit e shoqatave shqiptare

Publikuar tek: politike, më 11:09 27-02-2018 Majko në Gjermani, takon përfaqësuesit e shoqatave shqiptare

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko zhvilloi një vizitë pune në Gjermani, ku u takua me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe politikës gjermane.

Një takim i rëndësishëm ishte ai me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Dusseldorf.

Arsimi shqip në Gjermani, vendosja e standardeve të përbashkëta arsimore me Kosovën dhe problematika të komunitetit shqiptar atje, ishin mes çështjeve të diskutuara gjate takimit.

Arsimtarët e njohën Ministrin me situatën e arsimit shqip në landin e Rinit Verior-Vestfali, ku siç thanë, në ato qytete ku mundësohet shkollimi shqip, pjesëmarrja e nxënësve është e konsiderueshme, por mund të ishte më e lartë.

Përfaqësuesja e Këshillit të Arsimtarëve e vuri theksin tek potenciali i brezit të ri në Gjermani që po mëson shqip dhe kërkoi më shumë bashkëpunim për krijimin e lehtësirave për ta. U diskutua për kurikulën dhe rolin e teknologjisë në mësimin e gjuhës shqipe.

Ministri i Shtetit për Diasporën prezantoi iniciativat që po ndërmerr në këtë aspekt, si ato të librave online dhe krijimit të një rrjeti të profesionistëve në internet. Ai u ndal tek nevoja e një aktiviteti të përvitshëm të librit apo mbledhje të tjera që do të mundësonin komunikime e bashkëpunime të dobishme.

majko1.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01030421257019
array(1) { ["section"]=> string(66) "majko-ne-gjermani-takon-perfaqesuesit-e-shoqatave-shqiptare-111611" }