Majko vihet në siklet nga pyetjet e shqiptarit në Detroid: Kjo është Amerika... (Video)

Publikuar tek: politike, më 18:20 04-02-2018 Majko vihet në siklet nga pyetjet e shqiptarit në Detroid: Kjo është Amerika... (Video)

Ministri shqiptar për Diasporën, Pandeli Majko ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po zhvillon takime me komunitetin shqiptar aty.

Gjatë takimit të fundit, një prej shqiptarëve pjesëmarrës duket ta ketë vënë në siklet Majkon me pyetjet e tij.

Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka shpërndarë momentin kur pyetet Majko për 3 çështje “të nxehta”, por fatkeqësisht video ndërpritet duke lënë jashtë përgjigjet që jep Majko.

Çollaku bën një përmbledhje të pyetjeve dhe një koment të shkurtër për ministrin e Diasporës.

“Diaspora shqiptare ne Detroit,SHBA ve me shpatulla pas muri ministrin.

Pse votuat kunder SHBA ?

Pse keni ringjallur simbolet e komunizmit ?

A do te arrestohet Saimir Tahiri ?”, shkruan ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094809532165527
array(1) { ["section"]=> string(88) "majko-vihet-ne-siklet-nga-pyetjet-e-shqiptarit-ne-detroid-kjo-eshte-amerika-video-109121" }