Majku i Çmendur do lëshohet me një raketë me avull në atmosferë për të provuar se Toka është e sheshtë

Publikuar tek: bota, më 17:56 28-11-2017 Majku i Çmendur do lëshohet me një raketë me avull në atmosferë për të provuar se Toka është e sheshtë

Që planeti ku jetojmë, i quajtur Tokë, është sferoid, ky është një fakt shkencor. Por besojeni ose jo, ka edhe nga ata që ende besojnë se Toka është e sheshtë, dhe janë shumë...

Një prej tyre është edhe Mike Hughes, i cili ka marrë pseudonimin Majku i Çmendur, sepse ka planifikuar të lëshohet me një raketë të ndërtuar nga ai vetë në garazhdin e shtëpisë, në hapësirë dhe të provojë se Toka është e sheshtë e nuk rrotullohet.

Plani për lëshimin e tij në hapësirë përmes raketës me avull ishte për sot. Por autoritetet amerikane i kanë mohuar këtë mundësi për shkak se nuk plotëson dokumentacionin. Mike thotë se shumë shpejt do t’i kapërcejë këto burokraci drejt rrugës së tij për zbulimin e madh.

Mike nuk tërhiqet edhe pse shumë ekspertë e kanë këshilluar se lëshimi me raketë mund të rezultojë fatal për të.

Ai do ta transmetojë të gjithë eksplorimin e tij drejtpërdrejt në kanalin e tij në Youtube. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen fuqishëm vullkani, evakuohen 100 mijë banorë në Indonezi
Përtej imazhit të Princeshës së ardhshme, kush është Meghan Markle, ylli i pornografisë dhe skenat e nxehta të seksit »
Article Logic
Execution time: 0.0081110000610352
array(1) { ["section"]=> string(109) "majku-i-cmendur-do-leshohet-me-nje-rakete-me-avull-ne-atmosfere-per-te-provuar-se-toka-eshte-e-sheshte-101121" }