Majlinda Andrea dhe Guxim Zenelaj kanë dhënë pafajësi për Ilir Metën, do gjykojnë Doshin dhe Frrokun

Publikuar tek: aktualitet, më 11:08 28-03-2015 Majlinda Andrea dhe Guxim Zenelaj kanë dhënë pafajësi për Ilir Metën, do gjykojnë Doshin dhe Frrokun Antarët e Gjykatës së Lartë

Shorti me gogla ka përcaktuar gjyqtarët, por një short tjetër është kërkuar nga Majlinda Andrea, e cila ka dashur të refuzojë pjesmarrjen në gjykim. Kërkesa e saj është hedhur poshtë, duke përcaktuar kështu përfundimisht emrin e saj në gjykim. Majlinda Andrea dhe Guxim Zenelaj që do të gjykojnë Tom Doshin dhe Mark Frrokun, kanë dhënë pafajësi për Ilir Metën, në çështjen e videos me Dritan Priftin në 2011. Tom Doshi ka akuzuar Ilir Metën për porosi vrasje ndaj tij. Prokuroria ka nisur hetimin për ngjarje të sajuar ndaj Doshit.

 

MAJLINDA ANDREA

Ka lindur më 30 Korrik 1969 në Durrës. Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Znj. Andrea, ka përfunduar studimet për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, më 1991. Ka punuar si Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës nga viti 1992 deri më 2008. Gjatë kësaj periudhe Znj.Andrea ka marrë pjesë në një sërë trainimesh brenda vendit në fusha të ndryshme të së drejtës.

Me dekretin nr.5795, datë 8 Korrik 2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë u emerua anëtare e Gjykatës së Lartë.

ARTAN ZENELI

Anëtari i Gjykatës së Lartë Z. Artan Zeneli ka lindur në Shkodër më 31 Tetor 1968. Eshtë i martuar dhe ka dy fëmijë. Z. Zeneli është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në vitin 1991.  Gjatë periudhës 1991-1992 ka kryer detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Krujë. Më pas, deri në vitin 1999, ka qenë anëtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Gjate kësaj periudhe ka ushtruar edhe detyrën e zv.kryetarit të kësaj gjykate. Z. Zeneli është larguar me dëshirën e tij për të ushtruar profesionin e lirë të Avokatit, prej vitit 1999 deri në vitin 2009. Gjatë kësaj periudhe ka qenë njëkohësisht dhe këshilltar  ligjor për kompani shumë të njohura të tregut shqiptar si AMC, Top-Channel, INSIG, etj. Ka qenë i zgjedhur për shumë vite në organet drejtuese të Dhomës Kombëtare të Avokatise dhe Dhomës së Avokatisë Tiranë. Gjithashtu, në vitet 2007-2009 ka ushtruar detyrën e Anëtarit të Këshillit Kombëtar të Radiotelevizioneve, zgjedhur nga Parlamenti Shqiptar. Në qershor të vitit 2009 rikthehet në detyrën e Gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku ka kryer dhe detyrën e Kryetarit të kësaj gjykate deri në korrik 2012.

Gjatë karrierës së tij Z. Artan Zeneli ka marrë pjesë në konferenca dhe trajnime të ndryshme ndërkombëtare e kombëtare në fushën e së drejtës. Në vitet 1993-1998  ka qënë pedagog me kohë të pjesshme pranë Fakultetit të Drejtësisë, te Universitetit te Tiranes në lëndët “E Drejta Civile” dhe “Procedura Civile”.

Me dekretin e Presidetit të Republikës Nr. 7250 datë 01.02.2012 është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë, miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në date 26.07.2012

ADMIR THANZA

Anëtari i Gjykatës së Lartë Z.Admir Thanza vjen në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, në prill të vitit 2013. Z. Thanza ka lindur në Shkodër dhe është diplomuar  në vitin 1992 me titullin Jurist, pranë Universitetit të Tiranës në fakultetin e Drejtësisë. Me një përvojë të gjatë si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër prej vitit 1992 – 2006, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë gjatë periudhës 2006-2009 dhe Gjykatës Kushtetuese 2009-2013, Z. Thanza ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë prej vitit 2004 deri në vitin 2009, vit në të cilin u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, Z. Thanza ka dhënë kontribut dhe si pedagog i jashtëm pranë  Universitetit “Luigj Gurakuqi” dega drejtësi në Shkodër dhe në Universitetin jopublik Europian të Tiranës në të Drejtën Civile dhe Universitetin “Justiniani I” në të Drejtën Kushtetuese.  Anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza ka mbrojtur titullin Master pranë Departamentit të së Drejtës Civile në vitin 2011 dhe aktualisht është në proces Doktorature pranë Fakultetit të Drejtësisë Tiranë.  

GUXIM ZENELAJ

Ka lindur në Bajram Curri, më 1 Korrik 1960. Është i martuar dhe ka dy  fëmijë. Është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë më 1990. Është emëruar gjyqtar në gjykatën e shkallës së parë në 1991 dhe ka vazhduar deri 1993. Nga viti 1993-1994 ka qenë kryetar i Gjykatës së shkallës së parë Tropojë. Në Mars 1994 deri në Prill 2007 ka punuar si këshilltar pranë Gjykatës së Lartë. Në Prill të 2007 - Janar 2008 Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Në Janar 2008 - Korrik 2008 Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Me dekretin nr.5794, datë 08 Korrik 2008, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë.

ALEKSANDER MUSKAJ

Ka lindur më 06 Janar 1969, në Vlorë. Është i  martuar dhe ka dy fëmijë. Në vitin 1991 është diplomuar pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, duke vazhduar Studimet Pasuniversitare në të Drejtën Civile, ku në vitin 2005, mori Titullin “Master” me temën “Shpërblimi i Demit”. Në Prill 2013 ka marrë gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike”.

Ka ushtura funksionin e Gjyqtarit pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Vlorë në periudhën 1991-1996, dhe më tej është emëruar si Gjyqtar pranë Gjykatës se Apelit Tiranë nga viti 1996-1998.  Gjatë viteve 1998-2003 ka ushtruar funksionin e Gjyqtarit pranë Gjykatës se Apelit Vlorë, për të vazhduar më tej karrierën e tij si Gjyqtar pranë Gjykatës se Apelit Tiranë në vitet 2003-2008. Gjithashtu, Z. Muskaj, në periudhën 2002-2007 ka qenë Anëtar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Z. Muskaj ka qenë i angazhuar në pjesëmarrjen e njësërë konferencash rajonale dhe ndërkombëtare, ku ka referuar në lidhje me apekte të ndryshme në fushën e së drejtës. Për më tepër, ai është pedagog i jashtëm pranë Departamenti të së Drejtës Civile në Fakultetin e Drejtësisë, si dhe Ekspert i trajnimit vazhdues – Shkolla e Magjistraturës Tiranë.

Aktualisht Z.Muskaj është Anëtar i Konferencës Evropiane të Gjyqtareve dhe Konferencës Kombëtare Gjyqësore.

Me dekretin e Presidetit të Republikës Nr. 5790 datë 08.07.2008 është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjidhen me short gjyqtarët e Doshit dhe Frrokut, kërkon të tërhiqet Majlinda Andrea
Media belge: Besnik Morina, njohur si Mark Frroku vrau Aleksandër Kurtin »
Article Logic
Execution time: 0.012684106826782
array(1) { ["section"]=> string(104) "majlinda-andrea-dhe-guxim-zenelaj-kane-dhene-pafajesi-per-ilir-meten-do-gjykojne-doshin-dhe-frrokun-7178" }