Majlinda Bregu e falenderoi publikisht, vjen reagimi i Bushatit

Publikuar tek: barometri, më 07:41 25-04-2018 Majlinda Bregu e falenderoi publikisht, vjen reagimi i Bushatit

Ditën e djeshme ish-deputetja e PD, Majlinda Bregu mori postin e lartë. Bregu u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Pas marrjes së këtij posti Bregu falenderoi publikisht minsutrin e jashtëm Ditmir Bushati.

Ndërsa pas këtij falenderimi vjen edhe reagimi i ministrit.

Në një komunikatë shpërndarë për mediat "Ministria e Jashtme përshendet vendimet e marra nga Vendet e Europës Juglindore për zgjedhjen e Majlinda Bregut në pozicionin e sekretares së Përgjithshme të Keshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe zgjedhjen e Kosovës për të kryesuar këtë organizatë.

Takimi i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive tëProcesit të Bashkëpunimit të Vendeve të EvropësJuglindore (SEECP) vendosi sot të zgjedhë znj. Majlinda Bregu në pozicionin e Sekretares sëPërgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal përperiudhën 2019-2021.

MEPJ dëshiron të falënderojë vendet anëtare te SEECP për mbështejten që i dhanë kandidaturës shqiptare, e para shqiptare në këtë pozicion, në këtë nivel dhenjëkohësisht edhe e para femër në atë detyrë.

MEPJ i uron suksese znj. Bregu në ushtrimin e detyrëssë Sekretares së Përgjithshme të Këshillit tëBashkëpunimit Rajonal, një institucion i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal që ka për mision kryesormbështetjen, fuqizimin dhe shtrirjen e bashkëpunimitrajonal, mbështetjen e vendeve të Europës Juglindorenë procesin e integrimit evropian, dhe e siguron atë përmbështetjen e plotë në ushtrimin e detyrës së lartë.

MEPJ përshëndet vendimin e Takimit të Kryetarëve tëShteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) që u zhvilluasot, nën kujdesin e Kryesisë Sllovene, në Brdo pri Kranju, ku u miratua propozimi I Kosovës për të marrëkryesisë së Organizatës për periudhën 2019-2020.

Deklarata e Përbashkët e Takimit të Krerëve tëQeverive të SEECP-së vendosi njëzëri që BosnjaHercegovina do të kryesojë organizatën në peirudhën2018-2019 ndërsa Kosova në periudhën 2019-2020.

Marrja për herë të parë e Kryesisë së SEECP ngaKosova konfimon parimet e barazisë dhegjithpërfshirjes që janë në themel të bashkëpunimitrajonal. Ky vendin konsensual konfirmon gjithashturolin dhe kontributin pozitiv të Kosovës në rajonin e Evropës Juglindore, si dhe vendosmërinë e përbashkëtpër të fuqizuar sigurinë, prosperitetin dhe perspektivëne tij euro-atlantike", thuhet në deklaratë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023047208786011
array(1) { ["section"]=> string(69) "majlinda-bregu-e-falenderoi-publikisht-vjen-reagimi-i-bushatit-118204" }