Ish ministrja dhe deputetja e PD, zgjedhur tashmë sekretare e përgjithshme Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, prej ditësh është zhvendosur në Sarajevë, aty ku ka zyrat ky këshill.
Menjëherë sapo mbërriti në sarajevë, Majlinda ka filluar nga puna, ndërkohë që ka vendosur të promovojë Tiranën me anë të një videomesazhi në rrjetet sociale.
Bregu tregon atmosferën e ngrohtë të kryeqytetit të Shqipërisë, teksa e cilëson Tiranën si qytetin që nuk fle kurrë.
"Këtë të diel ju japim një shtysë, një paraqitje të shkurtër, një fraksion, nga ndjesia dhe shija që të jep Tirana e mrekullueshme, mikpritëse dhe plot ngjyra!
Në këtë pjesë të botës, Tirana është qyteti që nuk fle kurrë, – A e ndjeni këtë?
Përgatituni dhe ejani të shijoni Tiranën, më vonë do të përgëzoni veten për vendimin e marrë. Kjo video u realizua nga Bashkia e Tiranës”, shkruan Majlinda Bregu, ndërkohë që fton çdokënd ta vizitojnë.
"50 hijet e Tiranës. Dhe s’keni pse prisni një jetë për ta vizituar”, përfundon deputetja.