Majlinda Kelmendi mbërrin në Kosovë: Medaljen e artë ia dedikoj Republikës dhe popullit tim

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:38 15-08-2016 Majlinda Kelmendi mbërrin në Kosovë: Medaljen e artë ia dedikoj Republikës dhe popullit tim

Xhudistja e medaljes së artë, Majlinda Kelmendi, mbërriti dje në Kosovë ku është pritur nga qytetarë të shumtë dhe krerë të shtetit.

 Ajo ja dedikoi këtë medalje Republikës së Kosovës dhe popullit kosovar.

“Jam shumë e lumtur. Falënderim për këtë pritje. Këtë e kemi pritur që një kohë të gjatë. Mua po më duket si ëndërr kjo arrije, jam shumë e lumtur”, u shpreh Majlinda Kelmendi.

Xhudistja kosovare tha më tej se shpreson që për sportin e xhudos të bëhet më shumë në Kosovë, premtim që i është dhënë nga ministri i Sportit dhe kryeministri Isa Mustafa.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037386894226074
array(1) { ["section"]=> string(96) "majlinda-kelmendi-mberrin-ne-kosove-medaljen-e-arte-ia-dedikoj-republikes-dhe-popullit-tim-49750" }