Një 47-vjeçare shqiptare vodhi një krem kundër rrudhave në qendrën tregtare “Il Mirto” në Corso de Stefanis.
Gruaja u pa nga personeli i dyqanit duke fshehur paketën midis rafteve dhe duke e vendosur produktin në qese.
Ky produkt kishte një vlerë jo më të madhe se 37 euro, shkruajnë mediat fqinje.
Rojet e dyqanit e ndaluan gruan dhe në vendngjarje mbërriti një patrullë policie. Ajo u shoqërua në komisariat dhe akuzohet për veprën penale “vjedhje”.