Një aksident automobilistik është shënuar mëngjesin e sotëm, në fshatin Bilaj, në afërsi të Fushë-Krujës, ku një automjet ka dalë dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë, i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Ai është dërguar menjëherë në spital, ndërsa shkak i aksidentit raportohet shpjetësia e madhe me të cilën ai po udhëtonte.
Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje ku po heton mbi zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.