Makina del nga rruga dhe shpërthen në flakë, ja çfarë dyshohet

Publikuar tek: aktualitet, më 21:29 26-01-2020 Makina del nga rruga dhe shpërthen në flakë, ja çfarë dyshohet Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e fshatit Risili në Vlorë.

Mësohet se një automjet ka devijuar rrugën si rrjedhojë e shpejtësisë së madhe dhe është përplasur me shtyllën.

Menjëherë drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja pasi makina ka shpërthyer në flakë.

Automjeti me targa “VL 1836 C”, raportohet se është pa dokumentacion të rregullt. Policia dhe grupi hetimor në vendgjarje po marrin të dhënat e para të këtij aksidenti.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti është i qëllimshëm për të zhdukur gjurmët, ndaj hetimet janë fokusuar edhe në këtë pistë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021414041519165
array(1) { ["section"]=> string(68) "makina-del-nga-rruga-dhe-shperthen-ne-flake-ja-cfare-dyshohet-193226" }