Makina del nga rruga përfundon në kanal, plagosen dy gra

Publikuar tek: aktualitet, më 18:18 20-05-2019 Makina del nga rruga përfundon në kanal, plagosen dy gra Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Patos.

Një automjet ka dalë nga rruga në afërsi të kthesës së Portëzës duke përfunduar në kanal dhe si pasojë janë plagosur dy gra.

Mësohet se të plagosurat janë dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shkak dyshohet të jetë parakalimi i gabuar i një automjeti tjetër që e ka detyruar të devijojë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019865989685059
array(1) { ["section"]=> string(62) "makina-del-nga-rruga-perfundon-ne-kanal-plagosen-dy-gra-165028" }