Një automjet i Policisë dhe një veturë tip “Benz” janë përplasur disa minuta më parë në hyrje të Tiranës.
Fatmirësisht nga përplasja nuk ka dëme në njerëz por vetëm materiale. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe përcaktimin e fajit.
