Makina e zuri poshtë, si e shpëtoi fotografi burrin nën rrënoja pas shpërthimit në Bejrut

Publikuar tek: bota, më 23:50 06-08-2020 Makina e zuri poshtë, si e shpëtoi fotografi burrin nën rrënoja pas shpërthimit në Bejrut I mbijetuari

Një njeri i plagosur është fotografuar nën një automjet pas shpërthimit në zonën e portit të Bejrutit, Liban, më 4 gusht 2020.

Kur fotografi i Reuters, Mohamed Azakir fillimisht ndjeu tronditjen e tokës, ai mendoi se Bejruti ishte goditur nga një tërmet. Pastaj dëgjoi shpërthimin.

Rrëmbeu aparatin e tij dhe nxitoi në rrugë, duke u përpjekur të gjente vendin e shpërthimit. Kur arriti në portin e Bejrutit, e kuptoi se ishte afër.

Ai pa një burrë të shtrirë nën një automjet, i mbuluar me një shtresë të trashë rrënojash dhe shumë gjak. Në fillim, Azakir mendoi se burri ishte i vdekur, por pastaj burri hapi sytë dhe filloi të tundte krahët dhe të kërkonte ndihmë.

Azakir thirri disa qytetarë që ishin aty pranë. Në një seri fotografish, ai regjistroi momentin pikant kur burri lëvizi, ndërsa ndihmoi gjithashtu qytetarët të ngrinin makinën për ta liruar.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010051965713501
array(1) { ["section"]=> string(95) "makina-e-zuri-poshte-si-e-shpetoi-fotografi-burrin-nen-rrenoja-pas-shperthimit-ne-bejrut-216344" }