Në datën 8 janar në autostradën Gjegjan-Reps në Pukë u gjet e djegur një mjet tip “Skoda Fabia”, e cila ishte marrë me qira në Rinas nga një turist i huaj.
Asnjë informacion nuk u dha më tepër, ndërkohë që janë mediat otaliane ato që ngrenë alarmin, pasi automjeti ishte marrë me qira nga një sipërmarrës dhe ish-gjyqtar Italian, Davide Pecorelli.
Sipas këtyre mediave, italiani 45 vjeçar u largua nga Italia në ditët e para të vitit dhe u ul në aeroportin e Tiranës, por që prej asaj dite ai është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.
Prej disa kohësh Pecorelli kishte zgjeruar tregun e dyqaneve të tij duke hapur aktivitete edhe në Shqipëri.
Kërkimet për të kanë filluar, ndërkohë që objektet që i ëprkisnin atij në automjetin e djegur janë dërguar për ekspertizë, për të parë nëse ai ka patur pasoja nga zjarri në makinë apo e ka vendosur qëllimisht për të humbur gjurmët.