UPDATE-Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku makina si pasojë e lagështisë ka dalë nga rruga duke rënë rreth 30 metra poshtë saj. Në njoftimin e policisë theksohet se makina nuk ka rënë në liqen siç u raportua fillimisht.
Informacioni i policisë:
Rreth orës 10.20, jemi njoftuar se në aksin rrugor Burrel-Shkopet, një mjet ka dal nga rruga.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vendin e ngjarjes ku kanë kanë konstatuar se:
Në vendin e quajtur "Ish teleferiku", sektori C, mjeti tip "Benz", me targa AA 360 BC, me drejtues shtetasin Sh.Sh, 45 vjeç, ka dalë nga rruga duke rënë rreth 30 metra poshtë rrugës.
Në automjet udhëtonin gjithësej 5 veta, katër vëllezër dhe bashkëshortja e drejtuesit të mjetit:
-Sh.Sh (drejtuesi i mjetit)
- E.Sh, B.Sh, B.Sh, dhe shtetasja D.Sh (bashkëshortja e drejtuesit të mjetit).
Shtetasit Sh.Sh, E.Sh, B.Sh dhe D.Sh janë transportuar për në spitalin e Laçit, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa shtetasi B.Sh, është transportuar në Tiranë, në gjendje më të rëndë.
Theksojmë se mjeti nuk ka rënë në liqen. Shkaku paraprak i daljes së mjetit nga rruga dyshohet të jetë humbja e kontrollit mbi automjet nga ana e drejtuesit si pasojë e lagështirës në rrugë
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e saktë të daljes së mjetit nga rruga.