Makina përplas 3 fëmijë në Lushnje, ishin duke shkuar në shkollë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:57 24-01-2020 Makina përplas 3 fëmijë në Lushnje, ishin duke shkuar në shkollë Foto ilustruese

Një makinë ka përplasur 3 fëmijë në fshatin Allkaj të Lushnjes.

Të aksidentuara janë 3 nxënëse. Mësohet se në momentin që ka ndodhur aksidenti 3 vajzat kanë qenë duke shkuar për në shkollë.

Bëhet me dije se 3 nxënëset kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se drejtues i mjetit tip "Golf" me të cilin u përplasës 3 nxënëset është R.Ç, 33 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së sotme dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Lushnje

Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjes, pranë një shkolle të mesme, shtetasi R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Golf", ka lënduar lehtë 3 nxënëse të kësaj shkolle pa asnjë rrezik për jetën.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11649894714355
array(1) { ["section"]=> string(70) "makina-perplas-3-femije-ne-lushnje-ishin-duke-shkuar-ne-shkolle-192984" }