Makina përplas 6-vjeçarin në Durrës, dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 19:56 09-07-2020 Makina përplas 6-vjeçarin në Durrës, dërgohet me urgjencë në spital Foto ilustruese

Tjetër aksident i rëndë automobilistik, këtë herë në qytetin e Durrësit.

Mësohet se një makinë ka përplasur një fëmijë të moshës 6 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Fatmirësisht, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e këtij aksidenti.

Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e Durrësit.

Informacion paraprak nga policia:

Më datë 09.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen nr.17, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur A.B., rreth 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093338489532471
array(1) { ["section"]=> string(73) "makina-perplas-6-vjecarin-ne-durres-dergohet-me-urgjence-ne-spital-213366" }