Një aksident është shënuar ditën e sotme, në Fier.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” në vendin e quajtur “Fusha e druve”, ndërsa viktima rreth të 50-ve nuk është identifikuar ende.
Sakaq policia ka mbërritur në vendgjarje ku ka bërë të mundur edhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit, Ndriçim Kuka.
Kalimtari emri i të cilit nuk dihet ende, gjeti vdekjen pak kohë pas mbërritjes në spital. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.