Makina përplas motorin me tre persona, dy të vdekur dhe një i plagosur (EMRAT-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:00 21-03-2018 Makina përplas motorin me tre persona, dy të vdekur dhe një i plagosur (EMRAT-DETAJE) Foto ilustruese

Një aksident i rëndë automobilistik ka nodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Burrel-Komsi.

Një automjet ka përplasur motorin me të cilin po udhëtonin tre persona duke i shkaktuar vdekjen dy prej tyre, 28-vjeçarit Gentian Hani dhe 35-vjeçarit Alfred Balla. Një person tjetër ka mbetur të plagosur, ndërsa 35-vjeçari Balla ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje pranë fshatit Muzhak dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Shoferi i mjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja.

Informacion paraprak nga policia:

Sonte rreth orës 19.00, në vendin e quajtur 'Lapidari', njësia Administrative Komsi, Mat, janë përfshirë në aksident një automjet dhe nje motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 shtetas.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një mjet tip "Opel sharon", është aksidentuar me një motoçikletë. Per pasoje janë aksidentuar shtetasit:

- A.B, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit te Tiranës

-E.H, rreth 18 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit te Tiranës.

Shtetasi G.H, rreth 29 vjeç ka humbur jeten ne vend si pasojë e aksidentit.

Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po punojnë për ndalimin e drejtuesit të automjetit.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « TIRANË: Tmerr në autobusin e Kombinatit, i riu kërcënon ish-dashurën në sy të të gjithëve
Terrorizoi dhe grabiti çiftin e moshuar, ja kush është i riu i arrestuar (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.011187076568604
array(1) { ["section"]=> string(89) "makina-perplas-motorin-me-tre-persona-dy-te-vdekur-dhe-nje-i-plagosur-emrat-detaje-114059" }