Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi i tij (EMRI)  

Publikuar tek: aktualitet, më 12:49 17-06-2019 Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi i tij (EMRI)    Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Mbrostar. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur ura Mbrostar.

Raportohet se një makinë përplasi një 72-vjeçar që po udhëtonte me motor.

I moshuari Asllan Veliu mbeti i dëmtuar nga aksidenti dhe u dërgua në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072469711303711
array(1) { ["section"]=> string(59) "makina-perplas-motorin-plagoset-drejtuesi-i-tij-emri-168539" }