Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.
Një automjet i tipit “Golf 4” me targa TR0849 P ka përplasur një motorr duke lënë të plagosur 2 personat që po udhëtonin në të. Aksidenti ka ndodhur të fshatit Dajç ndërsa mësohet se policia dhe ambulanca kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje. Ende nuk dihet gjendja e dy personave të plagosur.