Makina përplas për vdekje 49 vjeçaren në Malësinë e Madhe (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:27 16-02-2020 Makina përplas për vdekje 49 vjeçaren në Malësinë e Madhe (EMRI) Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një 49 vjeçare ka ndodhur ditën e sotme në Malësinë e madhe.

Mjeti me drejtues Besnik Jubani, 51 vjeç, me banim në Shkodër ka aksidentuar Albana Çulaj, 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë kjo e fundit ka ndërruar jetë.

Sipas raportimit të policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Pjetroshan në Malësinë e Madhe, ndërsa drejtuesi i mjetit është arrestuar.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:


Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Më datë 16.02.2020, rreth orës 18:25, në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe mjeti  me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident me motorr, humb jetën 24 vjeçari shqiptar në SHBA
Zëri i Amerikës: Korrupsioni në Shqipëri në rritje »
Article Logic
Execution time: 0.0078170299530029
array(1) { ["section"]=> string(69) "makina-perplas-per-vdekje-49-vjecaren-ne-malesine-e-madhe-emri-195427" }