Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një kalimtareje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan- Fier.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Zhupan ku një makinë ka përplasur për vdekje kalimtaren, shtetasen me inicialet F.G, 61 vjeçe.
Sakaq policia ka arritur të identifikojë shoferin 19 vjeçar, i cili është shoqëruar në polici:
Informacion paraprak nga policia:
Më datën 01.05.2017, ora 20:30, në fshatin Zhupan, Fier, shtetasi Romeo Bida rreth 19 vjeç, banues në fshatin Bashkim, Fier, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 153 PO ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen F.G, rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Zhupan, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme.
Shtetasi Romeo Bida është shoqëruar në Komisariat dhe po kryen veprimet proceduriale.
Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.