Makina përplas për vdekje kalimtarin dhe largohet me shpejtësi

Publikuar tek: aktualitet, më 20:51 26-03-2017 Makina përplas për vdekje kalimtarin dhe largohet me shpejtësi

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një 54-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës.

Një makinë ka përplasur për vdekje kalimtarin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia njofton se viktima është banor i zonës, 54-vjeçari me inicialet M.D i cili po kalonte rrugën në momentin kur është përplasur nga mjeti.

Policia pritet të analizojë pamjet filmike nga kamerat në vendin e ngjarjes për të identifikuar makinën dhe shoferin që shkaktoi aksidentin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfimi prekës i 'DJ' në Tiranë për dy vëllezërit e pastrehë dhe mesazhi i fortë që jep (Foto)
‘S’kam taksirat të më bësh gol 8 mijë euro’, si zhvaste ish-sekretarja e ministres »
Article Logic
Execution time: 0.01302695274353
array(1) { ["section"]=> string(68) "makina-perplas-per-vdekje-kalimtarin-dhe-largohet-me-shpejtesi-73205" }