Makina përplas për vdekje një burrë, arrestohet shoferi (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:34 08-01-2019 Makina përplas për vdekje një burrë, arrestohet shoferi (EMRI) Foto ilustruese

 

Një aksident i rëndë është shënuar në Elbasan ku një makinë ka përplasur për vdekje një burrë.

Mësohet se shtetasi Altin Doka, 35 vjeç ka përplasur me makinën e tij shtetasin I.K., 80 vjeç banues në Korçë i cili ka ndërruar jetë.

Policia e Elbasanit ka arrestuar 35 vjeçarin i cili akuzohet për 'Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor'.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e  shkaqeve e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Elbasan 

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

• A.D., 35 vjeç, banues në Lagjen "11 Nëntori", Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librashd, në fshatin Labinot Fushë, duke drejtuar mjetin me targa AA 474 KN, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I. K., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili ndëroi jetë në vendngjarje.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan., për veprën penale "Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tjetër lëkundje tërmeti, epiqendra në afërsi të Tiranës
Nuk pranojnë të ngrohen me gaz, nxënësit bojkotojnë mësimin »
Article Logic
Execution time: 0.012444972991943
array(1) { ["section"]=> string(66) "makina-perplas-per-vdekje-nje-burre-arrestohet-shoferi-emri-147911" }