Makina përplas policin në Vlorë, efektivi ndodhet në gjendje të rëndë në spital (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:50 21-01-2021 Makina përplas policin në Vlorë, efektivi ndodhet në gjendje të rëndë në spital (EMRI) Ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen e një efektivi policie është regjistruar në lagjen "Kushtrimi" në Vlorë.  

Automjeti tip Benz ka përplasur oficerin e krimeve në këtë qytet, Mariglen Salaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një karburanti ndërkohë që është ende e paqartë nëse efektivi ishte në detyrë në momentin e aksidentit.

Mjeti që shkaktoi aksidentin u largua nga vendi i ngjarjes.  Ndërkohë, mësohet se punonjësi i policisë gjendet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 21.01.2021, rreth orës 18:00, në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet i markës benz, me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje shtetasin M. S, i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i FRIKSHËM në Tepelenë, përmbyset një kamion në mes të rrugës
Meta pret në takim Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca: Të zgjidhen problemet e pronave të banorëve të Vlorës »
Article Logic
Execution time: 0.011169910430908
array(1) { ["section"]=> string(85) "makina-perplas-policin-ne-vlore-efektivi-ndodhet-ne-gjendje-te-rende-ne-spital-235891" }