Një aksident me pasojë plagosjen e një efektivi policie është regjistruar në lagjen "Kushtrimi" në Vlorë.
Automjeti tip Benz ka përplasur oficerin e krimeve në këtë qytet, Mariglen Salaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një karburanti ndërkohë që është ende e paqartë nëse efektivi ishte në detyrë në momentin e aksidentit.
Mjeti që shkaktoi aksidentin u largua nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, mësohet se punonjësi i policisë gjendet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 21.01.2021, rreth orës 18:00, në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet i markës benz, me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje shtetasin M. S, i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.