Një makinë është përplasur ditën e sotme me portën e zyrës së kancelares Angela Merkel.
Mediat e huaja raportojnë se makina e cila kishte të mbishkruara mesazhe ndaj politikave të globalizmit u përplas me portën kryesore të zyrës së kancelares.
Policë dhe zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Merkel ishte planifikuar të mbante një video-konferencë me kryeministrat e shtetit gjerman të mërkurën në mëngjes, në të cilën do të diskutohej një shtrirje e bllokimit dhe hapat e mëtejshëm për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
# SON DAKİKA Bir kişi Bakanlar kurulu devam ederken #Almanya Başbakanlığa girmek istedi #Merkel pic.twitter.com/oNPFCcu5oc
— İlhan Atasoy (@ilhan_atasoy) November 25, 2020