Makina përplaset me motoçikletën, vdes drejtuesja 32-vjeçare

Publikuar tek: aktualitet, më 22:19 19-01-2020 Makina përplaset me motoçikletën, vdes drejtuesja 32-vjeçare Foto ilustruese

Përgjaken sërish rrugët shqiptare, një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se një makinë tip “Benz” e drejtuar nga një 28-vjeçar me inicialet A.U ka përplasur një motoçikletë në aksin Velipojë-Shkodër.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesja e motoçikletës, shtetasja S.U, 32-vjeçe. Policia ka kryer shoqërimin e drejtuesit të makinës dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087990760803223
array(1) { ["section"]=> string(66) "makina-perplaset-me-motocikleten-vdes-drejtuesja-32-vjecare-192533" }