Makina përplaset me motorin në Divjakë, ndërron jetë 27 vjeçari, Policia prangos autorin

Publikuar tek: aktualitet, më 09:57 30-10-2020 Makina përplaset me motorin në Divjakë, ndërron jetë 27 vjeçari, Policia prangos autorin Foto ilustruese

Një 27 vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme në Divjakë pasi motori me të cilin ai udhëtonte është përplasur me një makinë. Përplasja ka qenë fatale për të.

Ndërkohë, Policia ka arrestuar drejtuesin e makinës, 46 vjeçarin me inicialet A.Sh.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi rreth orës 23:15, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë, dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthimi i tritolit në shtëpinë e gazetarit Elidon Ndreka, reagon UGSH: Ngjarje e rëndë kriminale ndaj tij dhe familjes, Policia të nxjerr para ligjit autorët
Arrestohet taksisti shqiptar në Athinë, i gjenden 4.4 kg kokainë dhe metamfetaminë, në pranga dhe bashkëpunëtori grek  (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.010658025741577
array(1) { ["section"]=> string(93) "makina-perplaset-me-motorin-ne-divjake-nderron-jete-27-vjecari-policia-prangos-autorin-225757" }