Makina përplaset me rrethimin e Parlamentit Britanik, plagosen disa persona (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 08:11 14-08-2018 Makina përplaset me rrethimin e Parlamentit Britanik, plagosen disa persona (VIDEO)

Shumë njerëz janë lënduar pasi një makinë u përplas me barrierat e sigurisë jashtë Parlamentit në Londër, bën të ditur Scotland Yard, raporton BBC.

Policë të armatosur, ambulance dhe zjarrfikës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje në qendër të Londrës. Gjithcka ka ndodhur në orën 07.30 minuta me orën vendase. Sipas policisë, një burrë është prangosur. Raportimet thonë se janë goditur disa biciklistë por policia thotë se nuk ka asnjë prej tyre në gjendje të rëndë.

Scotland Yard nuk përcakton nëse ky incident është lidhur me ndonjë akt terrorist në këtë moment. Shumë nga rrugët në qendër janë rrethuar me shirita nga policia. Imazhet e treguara në rrjetet sociale shquajnë një burrë që merret nga oficerët.

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0139319896698
array(1) { ["section"]=> string(87) "makina-perplaset-me-rrethimin-e-parlamentit-britanik-plagosen-disa-persona-video-131046" }