“Makina që goditi portën e kryeministrisë ishte mbushur me tritol”, gazetari rrëfen bisedën me Sokol Olldashin: Shoferi ishte në gjendje të dehur…

Publikuar tek: aktualitet, më 23:29 21-01-2021 “Makina që goditi portën e kryeministrisë ishte mbushur me tritol”, gazetari rrëfen bisedën me Sokol Olldashin: Shoferi ishte në gjendje të dehur… Protestuesi me makine tenton te hyje ne kryeministri

Pas protestave të dhunshme të 21 janarit 2011, ish-deputeti i ndjerë Sokol Olldashi deklaroi se makina që tentoi të futej në kryeministri ishte e mbushur me lëndë plasëse.

Por gazetari Sokol Balla tregon se pas një bisede disa vfite më vonë me Olldashin, ish-deputeti i kishte thënë se ishte koshient se në atë makinë nuk kishte asnjë lëndë plasëse.

Gjithashtu gazetari tha se personi që drejtoni mjetin dukej në gjendje të dehur.

 “Automjeti ka qenë një “Mercedes 250” me ngjyrë të çelët që nuk shembi derën, dera ishte e hapur dhe shoferi goditi disa blloqe betoni. Personi që i jepte mjetit dukej që ishte në gjendje të dehur.
Në atë kohë Sokol Olldashi bëri deklaratën se në mjetin që goditi kryeministrinë, kishte patur një sasi të madhe tritoli. Vite më vonë kur fola me Olldashin, më tha një version tjetër të ngjarjes, dhe ishte koshient që nuk kishte patur asnjë lloj lënde shpërthyese në makinë.
Dera nuk është shembur, dera është hapur. Unë e kam parë hapjen e derës me sytë e mi. Nuk e kanë hapur protestuesit”, tregoi gazetari Sokol Balla.





Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfshihet nga flakët apartamenti në zonën e “Astirit” në Tiranë, banorët dalin jashtë të tmerruar (VIDEO)
Paralajmërimi i Sali Berishës: Rama do nxirret me polici nga zyra, sepse nuk do ta dorëzojë kryeministrinë »
Article Logic
Execution time: 0.012693881988525
array(1) { ["section"]=> string(148) "makina-qe-goditi-porten-e-kryeministrise-ishte-mbushur-me-tritol-gazetari-rrefen-biseden-me-sokol-olldashin-shoferi-ishte-ne-gjendje-te-dehur-235922" }