Një automjet ka shpërthyer në flakë në një servis makinash në Mamurras.
Ngjarja ka ndodhur gjatë riparimit të makinës ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Ardian Disha, 45 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në Tiranë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve. Paraprakisht mendohet që ngjarja të jetë aksidentale.