Makina shpërthen në flake në mes të rrugës, identifikohet drejtuesi (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:35 12-06-2018 Makina shpërthen në flake në mes të rrugës, identifikohet drejtuesi (EMRI) Foto ilustruese

Një  automjet tip"Benz" me targa AA320RX është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Parkut.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë shërbimi zjarrfikës që ka bërë dhe shuarjen e zjarrit.

Mësohet se makina e cila u përfshi nga flakët drejtohej nga Adriatik Agaj, por rezulton në pronësi të Ferdinand Kapaj.

Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.Paraprakisht dyshohet se zjarri të jetë provokuar nga një shkëndije elektrike.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Fier Informacion paraprak

Në datën 12.06.2018, në orën 07:30, në lagjen "1 Maji", te kryqëzimi i parkut në Fier, në ecje e sipër ka marë flakë mjeti tip "Benz" me pronar shtetasin F.K, dhe drejtues shtetasin A.A. Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit në mjet.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034340858459473
array(1) { ["section"]=> string(78) "makina-shperthen-ne-flake-ne-mes-te-rruges-identifikohet-drejtuesi-emri-124058" }