Dy aksidente të rënda kanë ndodhur në aksin nacional Elbasan-Peqin por fatmirësisht janë mbyllur pa viktima apo të lënduar.
Aksidentet kanë regjistruar vetëm dëme të konsiderueshme materiale, siç duket qartë edhe në fotot e newsbomb.al.
Në aksidentin e parë është përfshirë një mjet tip “ Pegout” me targa të huaja ndërsa në aksidentin e dytë janë përfshirë dy automjete, një mjet tip forgon dhe një tjetër me targa shqiptare.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit ndërsa po tenton të normalizojë qarkullimin në këtë aks rrugor.