Maks HAXHIA në spital, kush është ‘avokati i VIP’-ave (PROFILI-EMRAT DHE ÇËSHTJET E BUJSHME QË KA MBROJTUR)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:59 10-10-2019 Maks HAXHIA në spital, kush është ‘avokati i VIP’-ave (PROFILI-EMRAT DHE ÇËSHTJET E BUJSHME QË KA MBROJTUR) Avokati Maks Haxhia

Avokati i njohur Maks Haxhia është shtruar sot në Spitalin Amerikan për t’iu nënshtruar një ndëhyrje kirurgjikale në aortë për shkak se vuan nga aneurizma.

Haxhia njihet për karrierën e gjatë dhe të suksesshme në avokati, kur ka mbrojtur me sukses disa prej zyrtarëvë të lartë dhe biznesmenëve të fuqishëm shqiptarë.

Ai u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1982 dhe në 1985 mori diplomën e dytë në Fakultetin e Ekonomisë.

Karriera e tij mori krahë në vitet e demokracisë. Ai shërbeu dhe si Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë nga korriku deri në nëntor të 1992 duke u shkarkuar nga parlamenti i kohës.

Maks Haxhia drejton prej shumë vitesh dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Ai ka dhënë kontribut të madh në hartimin e disa ligjeve të rëndësishme si: “Ligji për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të Zyrtarëve Publikë dhe disa nëpunësve publikë”, si dhe autor i Ligjit “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë. Haxhia ka dhënë një ndihmë të madhe dhe në hartimin e Kushtetutës së 1998.

Emri i tij si avokat i zoti u bë i njohur gjatë kohës kur ka mbrojtur disa persona të fuqishëm të politikës dhe biznesit në disa prej çështjeve më të bujshme gjatë 10 viteve të fundit.

Ai mbrojti ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullanin në çështjen e grabitjes së 713 milionë lekëve në BSH në vitin 2014. Fullani arriti të fitonte lirinë.

Haxhia mbron dhe ish-deputetin e PS-së Arben Ndoka, i akuzuar për përvetësim të pronave, i cili po vuan dënimin ‘’arrest shtëpie’’. Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi u mbrojt nga Haxhia në proçesin gjyqësor ku akuzohej për përdorim të 5 identiteve të rreme për kryerjen e disa veprave penale jashtë vendit. Roshi u dënua me 7 muaj e 15 ditë burg, e cila iu konvertua në 60 orë punë në komunitet.

Një tjetër emër i njohur që Haxhia mbrojti është Mihal Delijorgji, biznesmeni i cili u akuzua për tragjedinë e Gërdecit ku vdiqn 26 persona nga shpërthimi i municioneve në fabrikat e demontimit të armëve në vitin 2008. Delijorgji fitoi lirinë në vitin 2013.

Në 2009 ai mbrojti biznesmenin Rezart Taçi për dhunimin e gazetarit Mero Baze. Edhe biznesmeni Arbër Çekaj është mbrojtur nga avokati Maks Haxhi. Pronari i ‘’Arbri Garden’’ akuzohet nga drejtësia shqiptare për trafikun e 613 kg kokainë nga Amerika e Jugut drejt Shqipërisë. Aktualisht, Çekaj është ekstraduar në Shqipëri dhe po përballet me drejtësinë.

Në vitin 2017, Haxhia ia doli të kthente në detyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çakon, i cili u akuzua për fshehjen e pajisjes përgjuese ‘’IMSI-Catcher’’.

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja u mbrojt në vetting nga Maks Haxhia. Në fund, Dedja u konfirmua si gjyqtar.

Së fundmi, Haxhia arriti të shpëtonte nga dënimi me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u dënua me 3 vite shërbim prove për shpërdorim detyre. Proçesi zgjati 2 vite, ku Tahiri u akuzua për bashkëpunim me bandën e narkotrafikut ‘’Habilajt’’.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072808265686035
array(1) { ["section"]=> string(109) "maks-haxhia-ne-spital-kush-eshte-avokati-i-vip-ave-profili-emrat-dhe-ceshtjet-e-bujshme-qe-ka-mbrojtur-181547" }