Maks Velo: Nuk të përdhunonte njeri, vetëm po të doje vetë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:38 01-11-2015 Maks Velo: Nuk të përdhunonte njeri, vetëm po të doje vetë Alida Hisku dhe Maks Velo

Maks Velo, piktor dhe arkitekt, njëkohësisht një nga të përndjekurit që ka vuajtur aq shumë gjatë diktaturës shqiptare ka bërë deklaratën tronditëse , nxitur nga një intervistë e ditëve të fundit të këngëtares Alida Hisku.

Sipas Maks Velos në komunizëm nuk të përdhunonte njeri, vetëm nëse e kërkoje vetë. Po kështu Velo ka thënë sot për gazetën ‘’Panorama’’ se më shumë se hetuesit e regjimit, kërdinë e bënin brigadierët.

Ja çfarë thotë Velo:

‘’Kjo është e pamundur. Kur merrej një femër në hetuesi ishte kusht që ose hetuesja të ishte gjithashtu femër, ose të ishte gjithsesi një femër e pranishme. Kjo sepse Ministria e Brendshme e kishë pësuar që herët dhe nuk lejonte njeri të përsëritej më e njëjta gjë ose edhe nëse do të ndodhte, ai që do të zbulohej, ishte automatikisht i pushkatuar dhe kjo gjë dihej nga të gjithë. Pra, edhe nëse dikush do të dontë, nuk kishte guxim sepse ishte i zhdukur.

Dhunën nuk e mohoj, sepse së pari, e kam pas shumë të tjerë, burra e gra, por përdhunime jo, nuk ka dalë më sot asnjë rast, nuk kam dëgjuar askënd të thotë se është përdhunuar një grua, të paktën jo brenda ambienteve të hetuesisë. A, po, kjo gjë mund të ndodhte jashtë, por në shumicën e rasteve kanë qenë vetë gratë që u shkonin nga mbrapa hetuesve.

Njëra ishte me biografi të keqe e në atë mënyrë do ta ndreqte, një tjetër mund të kishte përfitime të tjera, Si këto po, ka raste plot, sidomos në internime. Madje, mund të them se ata brigadierët e lopëve kanë bërë kërdinë shumë më tepër se këta të tjerët që kishin nëpër burgje a hetuesi’’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tri lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, 5.1 të shkallës Rihter
Ekskluzive/ Kamioni ushtarak që transportonte snajperat e luftës së Kosovës në 1999, i braktisur në një fshat të Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.013285160064697
array(1) { ["section"]=> string(62) "maks-velo-nuk-te-perdhunonte-njeri-vetem-po-te-doje-vete-24405" }