Malaj i vendosur për ta çuar çështjen në STRASBURG: Mund të mërzitet pak Taulanti dhe Lali Eri! I kthehet edhe Ahmetajt: Bashkë s'kemi asnjë marrëdhënie

Publikuar tek: aktualitet, më 11:21 16-12-2019 Malaj i vendosur për ta çuar çështjen në STRASBURG: Mund të mërzitet pak Taulanti dhe Lali Eri! I kthehet edhe Ahmetajt: Bashkë s'kemi asnjë marrëdhënie Balla-Veliaj-Malaj

Arben Malaj shprehet i vendosur për ta çuar çështjen e shkarkimit të tij në gjykatën e Strasburgut ndërsa ka pohuar se nuk do asnjë qindarkë nga shteti shqiptar.

 

Këtë deklaratë e ka bërë në komisionin e Ekonomisë duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Rama se është pikërisht ai që do shkarkimin e tij.

Malaj nuk ka lënë pa ironizuar edhe kreun e Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla si dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

‘Anëtarët e këshillit janë ndjerë shumë keq për këtë veprim, dhe kjo do të dëshmohet në vazhdim. Kam kërkuar që banka të demokratizohet. Unë i mbroj të gjitha daljet e mija pavarësisht se mund të mërzitet Taulanti apo Lali Eri. Unë do t’i mbroj deri në fund deklaratat e mija’, tha Malaj.

PJESË NGA DEBATI:

Malaj: Unë do të bëj raportimin profesional në raport me propozimin që ju mund ta thoni se iniciuesi i këtij propozimi është vetë kryeministri dhe këtu ka një ngërc institucional sepse çdo vendim i qeverisë vjen me dy firma, me firmën e propozuesit dhe me firmën e kryeministrit.

Në këtë rast kush është përfaqësuesi i qeverisë dhe kush është përfaqësuesi i kryeministrit në këtë ballafaqim publik, mund të më ndihmoni zoti kryetar ta kuptoj procedurën?

Ahmetaj: Po ligji i jep të drejtë këshillit të ministrave që të ketë prezent një përfaqëues, këshilli i ministrave është njoftuar për këtë seancë. Ka njoftuar që nuk do të sjellë përfaqësues. Unë do t’i referohem kuvendit, është e drejtë dhe jo detyrim.

Malaj ne respekt te marrëdhënies…

Malaj: Jo unë s’kam asnjë marrëdhënie me ju. Vetëm profesionale. Bashkë i lamë pas që në vitin ‘97 kur digjej Shqipëria.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032514095306396
array(1) { ["section"]=> string(156) "malaj-i-vendosur-per-ta-cuar-ceshtjen-ne-strasburg-mund-te-merzitet-pak-taulanti-dhe-lali-eri-i-kthehet-edhe-ahmetajt-bashke-s-kemi-asnje-marredhenie-189536" }