Malësi e Madhe, 35 vjeçari vret gruan dhe më pas veten

Publikuar tek: aktualitet, më 11:59 08-03-2015 Malësi e Madhe, 35 vjeçari vret gruan dhe më pas veten Foto nga vendngjarja

Një çift bashkëshortësh janë gjetur të vrarë në një makinë në fshatin Aliaj të komunës Kastrat, Malësi e Madhe.

Sipas raportimeve dyshohet se shtetasi Pali Isufaj 35 vjeç ka qëlluar me pistoletë mbi gruan e tij Dorina Isufaj 31 veç dhe më pas ka vrarë veten. Trupat e pajetë janë gjetur në makinë në një rrugë dytësore të fshatit Aliaj.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive xhelozie pasi prindërit e 3 fëmijëve kishin mosmarrëveshje prej disa muajsh me njëri tjetrin për shkak të dyshimeve për një lidhje jashtëmartesore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vlorë, vritet me thikë 50 vjeçari, arrestohet i dyshuari
Foto-Lajm / Gëzuar 8 Marsin nga kryeministri Rama »
Article Logic
Execution time: 0.013442039489746
array(1) { ["section"]=> string(58) "malesi-e-madhe-35-vjecari-vret-gruan-dhe-me-pas-veten-5282" }