Mali i Zi arrin marrëveshjen me Kinën për vaksinën anti-Covid

Publikuar tek: rajon, më 23:44 20-01-2021 Mali i Zi arrin marrëveshjen me Kinën për vaksinën anti-Covid Foto ilustruese

Mali i Zi do të marrë një sasi të mjaftueshme të vaksinës Sinofarm kundër koronavirusit në fund të janarit.

Për marrëveshjen u ra dakord në një takim midis përfaqësuesve të lartë të kompanisë kineze dhe ministres së Shëndetësisë të Malit të Zi, Jelena Boroviniq-Bojoviç.

Ministria e Shëndetësisë, vuri në dukje se është në fazën përfundimtare të bisedimeve me prodhuesit e tjerë të vaksinave kundër koronavirusit dhe se vaksina e parë që do të fillojë imunizimin në Malin e Zi do të jetë me një çertifikatë evropiane, dhe kjo është vaksina Pfizer.

Mali i Zi po vazhdon gjithashtu bisedimet brenda nismës Covax, në mënyrë që qytetarët të kenë në dispozicion vaksina të mjaftueshme , që imunizimi kundër COVID-19 të jetë në një nivel të lartë, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetit në Mal të Zi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Greqia u zgjerua me 12 milje në Jon, Turqia bën paralajmërim të fortë
»
Article Logic
Execution time: 0.011689901351929
array(1) { ["section"]=> string(68) "mali-i-zi-arrin-marreveshjen-me-kinen-per-vaksinen-anti-covid-235778" }