Mali i Zi e fut Shqipërinë në listën e verdhë, duhen dy teste për të kaluar kufirin

Publikuar tek: aktualitet, më 10:33 07-08-2020 Mali i Zi e fut Shqipërinë në listën e verdhë, duhen dy teste për të kaluar kufirin Ilustruese

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë në listën “e verdhë” të rrezikshmërisë nga pandemia e koronavirusit, me masat e reja që hyjnë në fuqi ditën e sotme.

Qytetarëve të këtyre vendeve, për të hyrë në Mal të Zi, u kërkohet testi për COVID-19 sipas metodës PCR dhe ai serologjik – Elisa ose ECLIA , jo më i vjetër se 72 orë.

Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus.

Sipas një njoftimi të qeverisë malazeze, lejohet hyrja – pa test – për qytetarët nga Rusia, Ukraina, Kanadaja, Azerbajxhani, Bjellorusia dhe Zimbabveja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0081460475921631
array(1) { ["section"]=> string(89) "mali-i-zi-e-fut-shqiperine-ne-listen-e-verdhe-duhen-dy-teste-per-te-kaluar-kufirin-216368" }