Mali i Zi e kalon “provimin”, SHBA i jep dritën jeshile për në NATO

Publikuar tek: rajon, më 07:30 29-03-2017 Mali i Zi e kalon “provimin”, SHBA i jep dritën jeshile për në NATO

Senati i Shteteve të Bashkuara i dha miratimin final protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Spanja dhe Holanda kanë mbetur tani dy vendet e vetme të aleancës 28-anëtarëshe që duhet të miratojnë kërkesën e Malit të Zi, përpara se të ndodhë anëtarësimi i plotë.

Anëtarësimi në NATO do ta sjellë Malin e Zi më afër strukturave ekonomike dhe politike të Evropës, ndërsa do ta thellojë ndjeshëm mosbesimin e Moskës tek aleanca.

E zemëruar me çdo zgjerim të NATO-s në lindje, Moska ka kundërshtuar fuqishëm edhe anëtarësimin e Malit të Zi në këtë aleancë.

Prokurorët malazezë, madje, kanë fajësuar Kremlinin për përfshirje në një përpjekje për grushtshtet në Podgoricë, vitin e kaluar, me synimin për të sjellë opozitën në pushtet dhe për të ndaluar anëtarësimin e Malit të Zi në aleancën ushtarake.

 Megjithatë, para votimit, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, u ka shkruar liderëve të Senatit, duke thënë se miratimi i protokollit për Malin e Zi duhet të bëhet përpara samitit të NATO-s, të paraparë për muajin maj.Rel

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shokon Daçiq me deklaratën e tij: Nëse Serbia prek siguresën, i gjithë Ballkani fluturon në ajër!
Shqiptarja dënohet në Zvicër, por s’do ta besoni për çfarë arsyeje »
Article Logic
Execution time: 0.012556076049805
array(1) { ["section"]=> string(70) "mali-i-zi-e-kalon-provimin-shba-i-jep-driten-jeshile-per-ne-nato-73447" }