Mali i Zi miraton ligjin për simbolet kombëtare, shqiptarët do të përdorin flamurin kuqezi dhe stemën e Gjergj Kastriotit

Publikuar tek: rajon, më 19:56 28-09-2020 Mali i Zi miraton ligjin për simbolet kombëtare, shqiptarët do të përdorin flamurin kuqezi dhe stemën e Gjergj Kastriotit

Qeveria malazeze ka dhënë pëlqimin e saj rreth përdorimit të flamujve, himneve dhe ditëve të festave kombëtare të komuniteteve, duke mirutuar ligjin për simbolet kombëtare.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar si simbolin e tyre në Mal të Zi.

Si stemë do të përdoret shqiponja e zezë dykrenare mbi të cilën është përkrenarja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut si dhe himni “Rreth flamurit të përbashkuar”.

Gjithashtu është raportuar se 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar është caktuar si Dita e Festës Kombëtare të Shqiptarëve në Malin e Zi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013113975524902
array(1) { ["section"]=> string(127) "mali-i-zi-miraton-ligjin-per-simbolet-kombetare-shqiptaret-do-te-perdorin-flamurin-kuqezi-dhe-stemen-e-gjergj-kastriotit-222002" }