Mali i Zi nga nesër hap kufirin me Shqipërinë, testi për Covid-19 kusht për të kaluar

Publikuar tek: aktualitet, më 12:00 14-08-2020 Mali i Zi nga nesër hap kufirin me Shqipërinë, testi për Covid-19 kusht për të kaluar Boban Mugosa

Nga nesër Mali i Zi do të hapë kufijtë për vendet e rajonit duke përfshirë këtu Shqipërinë dhe Kosovën.

Lajmin e ka bërë me dije drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosa, në një intervistë për televizionin ‘Vijesti’.

Ai tha se kushti është që të kenë bërë testin për koronavirus.

“Për të hyrë në Mal të Zi duhet testi i COVID-19”, tha Mugosa.

Sipas tij, u vendos që të hapen kufijtë me kërkesë të industrisë së turizmit, pasi është goditur rëndë gjatë pandemisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01012396812439
array(1) { ["section"]=> string(91) "mali-i-zi-nga-neser-hap-kufirin-me-shqiperine-kusht-per-te-kaluar-testi-per-covid-19-217101" }