Ambasadori serb në Malin e Zi, Vladimir Bozovic është shpallur person “non grata”.
Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Punëve të Jashtme malazeze e cila shkruan se ky vendim është marrë pasi Bozovic, ndërhynte vazhdimisht në punët e brndshme të Malit të Zi edhe pse ishte paralajmëruar disa herë. Ata e kanë quajtur sjelljen e ambasadorit si të papranueshme.
“Pas një ndërhyrje të gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi, sjelljeve dhe deklaratave të papajtueshme me standardet e zakonshme dhe të pranueshme të zyrës diplomatike, pas disa paralajmërimeve verbale dhe të shkruara për papranueshmërinë e një sjelljeje të tillë”, thuhet ne reagimin e Ministrisë duke shtuar se ai ka nënçmuar shtetin që i dha mikpritjen diplomatike.
Po ashtu në njoftim thuhet se ai ka poshtëruar organin më të lartë legjislativ, Parlamentin e Malit të Zi.
“Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi e informoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë për këtë në mënyrën e zakonshme, me një shënim, dhe shënimi do t’i dorëzohet Ambasadorit Bozhovic”, thuhet në njoftim.