Malia dhe Sasha Obama në darkën e parë formale në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar tek: bota, më 18:55 11-03-2016 Malia dhe Sasha Obama në darkën e parë formale në Shtëpinë e Bardhë

Malia dhe Sasha Obama kanë marrë pjesë në darkën e parë formale në Shtëpinë e Bardhë që  u mbajt në nder të Kanadasë dhe liderit të saj Justin Trudeau.

Malia vajza e madhe e presidentit Obama e cila është në vitin e fundit të shkollës së mesme dukej elegante, me një fustan ngjyrë shampanjë të  Naeem Khan i cili ka kushtuar 17.990$. Ajo duket se ka anashkaluar bizhuteritë duke qenë se është vetëm 17-vjeç dhe një gjerdan ose një palë vathë mund ta bënin atë të dukej tejet formale, ndërsa pa të mbetet e freskët dhe të përshtatshme për moshën. Gjatë mbrëmjes Malia ka qenë ulur pranë Anatomisë Grey aktores Sandra Oh.

Motra e vogël Sasha ishte më trendy,në rrugë më pak klasike, me një fustan të zgjedhur nga Naeem që kushtonte 19.990$. Fustani i saj ishte I pasur me qëndisje ngjyrë të kuqe dhe dantellë të bardhë të kombinuar me aksesorë në formë lodre. Ajo ka qenë ulur pranë motrës së presidentit Obama Maya Soetoro-Ng dhe xhaxhait të saj, Konrad Ng dhe si dhe me aktoren Blake Lively.

Vajzat e presidentit Obama ishin vetëm 10 dhe 7 vjeç kur u bënë familja e parë e Amerikës dhe janë rritur në qendër të vëmendjes.

12386676_1748965582004511_726640729_n.jpg

12825444_1748967818670954_138437619_n.jpg

12833229_1748967125337690_377442206_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-ministri italian i Mbrojtjes: Kriza e shqiptarëve tregoi se refugjatët nuk ndalohet me anije ushtarake
“Kam bombë në valixhe”, 23 vjeçari kërkon të hyjë me forcë në ambasadën e SHBA në Berlin »
Article Logic
Execution time: 0.012691974639893
array(1) { ["section"]=> string(73) "malia-dhe-sasha-obama-ne-darken-e-pare-formale-ne-shtepine-e-bardhe-34857" }