Maliqi sulmon Ramën për sekuestrimin e bizneseve të Ylli Ndroqit: Të prisje të kalonin të 40-at, shpirti i nënës tënde po përballet me ëngjëj dhe demonë

Publikuar tek: politike, më 16:37 03-08-2020 Maliqi sulmon Ramën për sekuestrimin e bizneseve të Ylli Ndroqit: Të prisje të kalonin të 40-at, shpirti i nënës tënde po përballet me ëngjëj dhe demonë

Lefter Maliqi, deputeti opozitar që nuk hoqi dorë nga mandati kur PD-ja doli nga parlamenti, sulmon kryeministrin Edi Rama për sekuestrimin e pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi.

Maliqi e quan Ramën si të pashpirt dhe thotë se minimalisht duhet të kishte pritur të kalonin të 40-at e nënës së tij, Anetës, e më pas të vazhdonte me “hakmarrje e seleksionime”.

“Uji fle hasmi s’fle. S’thone kot i mbyturi te mbyt. Ramzi dhe kur je ne zi nuk heq dore nga marrezitë. Ditezi po pa mbushur 40-tat per gjënë me te shtrenjte qe ka cdo njeri nenen, ti hidhesh e kridhesh ne zullume? Eh ta mendosh dita e trete eshte dita kur shpirti i cdo te vdekuri eshte ne perballje me engjej e demonè se nga do vejé ne Parajse a ne Ferr. Ngushellime per nenen, por a ke ndonje cep zemre qe te lengon? A mendja veç pèr tè liga tè punon? Si mor demon si; ne menyre te pabese urdheron SPAK-un tend te mbyll fjalen e lire, bizneset e Ylli Ndroqit?”, shkruan ndër të tjera deputeti Maliqi.

“Prisje vjeshten o ditezi te kaloje 40-tat dhe vazhdoje me hakmarrjet, padrejtesite, seleksionimet. E di cdo shqiptar qe kush del kundra teje dhe Rilindjes se krimit ti i gjobit, i kercenon, i shantazhon, i dhunon etj, siç bere me zerin kunder te Agon Channel qe i detyrohesh mbi 110 milion euro me taksat e shqiptareve, sic shantazhove Çilin, Lubonjen,godite Lelën, i mbylle emisionet Krastes e Rakipit dhe plot gazetar e analiste qe per ty ditezi jane kazanë. Mekatet e tua nuk kane fund.

Spaku yt pse nuk heton resortet, bizneset, ndertimet gjigante te Oligarkeve te tu se dihet miliardat tuaja, te qeveritareve tuaj as i afrohen ata jo me ti hetojne. Nuk doja te beja politik kete muaj por kur te drejton i keqi vendin e merr dreqi, kur diteziu nuk njeh as zi as qetesi, kur ne pandemi shkaterron Teatrin kombetar dhe gjobit,kercenon e shantazhon cdo kundershtar nuk rrija dot ne heshtje. Ditezi fundin e ke ndryshe nga ç’ënderron”, përfundon Maliqi.

Kujtojmë se vendimi për sekuestrimin e pasurive është marrë pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku biznesmeni Ylli Ndroqi ishte subjekt i ligjit anti-mafia.

Spak dyshon se Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) dhe familja e tij rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099790096282959
array(1) { ["section"]=> string(157) "maliqi-sulmon-ramen-per-sekuestrimin-e-bizneseve-te-ylli-ndroqit-te-prisje-te-kalonin-te-40-at-shpirti-i-nenes-tende-po-perballet-me-engjej-dhe-demone-215953" }