Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ku tre të rinj janë qëlluar me armë zjarri në fshatin Ninësh të Mallakastrës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 01:00, e si pasojë ka gjetur vdekjen një 22 vjeçar, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë.
Viktima është Alfon Dautaj, 22 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plumbave, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë shtetasit Riza Fejzo dhe Mariglen Luari.
Fjezo ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa Luari është transportuar me shpejtësi drejt Tiranës për shkak se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e ngjarjes, por policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.