Malta anulon lejen për furnizimin e anijes ruse pas presionit ndërkombëtar

Publikuar tek: bota, më 18:06 28-10-2016 Malta anulon lejen për furnizimin e anijes ruse pas presionit ndërkombëtar

Malta tërheq lejen për furnizimin me karburant të një anijeje ruse cisternë në ishull pas presionit ndërkombëtar, raportoi sot  “Times of Malta”, dy ditë pasi anijet ruse njoftuan se ndalesat do të bëheshin në portin spanjoll të Ceutas.

”Anijes cisternë ‘RFS Dubna’ i ishte dhënë leje diplomatike javën e kaluar nga ana e Ministrisë së Jashtme e Maltës për tre ditë duke filluar që nga 4 nëntori”, sipas një dokumenti të publikuar nga gazeta malteze.

Duke cituar burime anonime, raporti thotë se “qeveria vendosi të tërheqë lejen pas protestave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, që janë në mosmarrëveshje me Rusinë pas përfshirjes së saj në konfliktin në Siri.

Ministri i Jashtëm maltez, George Vella insistoi mbrëmjen e kaluar se “asnjë anije ruse nuk do të furnizohet në Maltë por nuk iu përgjigj pyetjeve nëse ka pasur presion nga ana e qeverive të tjera”.

Deklarata e Vellas u dha disa orë pasi u nis një peticion online që i bën thirrje qeverisë malteze që të mos bashkëpunonte në krime lufte si dhe të ndalonte hyrjen e varkave.

Në fillim të kësaj jave, Rusia tërhoqi kërkesën që luftanijet e saj të përdornin portin spanjoll të Ceutas, pas kritikave të rënda nga aleanca ushtarake e NATO-s.

Spanja, shtet anëtar i NATO-s, deklaroi më herët  se “po merrte në rishqyrtim vendimin për të lejuar luftanijet ruse për t’u furnizuar në Ceuta, si masë ndaj fushatës ushtarake të Rusisë në Siri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026163101196289
array(1) { ["section"]=> string(80) "malta-anulon-lejen-per-furnizimin-e-anijes-ruse-pas-presionit-nderkombetar-57701" }