Mamaja dëshpërohet, mjekët zbulojnë se i biri ka një “vaginë të fshehtë”

Publikuar tek: bota, më 17:07 01-09-2016 Mamaja dëshpërohet, mjekët zbulojnë se i biri ka një “vaginë të fshehtë”

Anglezja Leanne Owen, zbulon lajmin shokues se djali i saj 8-vjeçar ka një “vaginë të fshehtë”.

Ajo tregon e dëshpëruar për “Mirror’, se Harry qëkur lindi ka patur një sërë problemesh shëndetësore.

Ai lindi me tre vrima në zemër, pa anus, pa vrimën e uretrës në penis, me palcë të përdredhur dhe me probleme te veshkat.

Por, sikur këto të mos mjaftonin, pas 8 vitesh agoni, mjekët e diagnostikojnë Harry-n me testikuj të ndarë më dysh si edhe me uretër të dyfishtë. Kjo nënkupton që ai ka një të çarë midis testikujve, duke formuar dy buzë ose “një vaginë të fshehtë”. Harry i vogël deri më tani ka përjetuar më shumë se 12 operacione.

Leanne shprehet: “Ndjehem e acaruar, sepse nëse mjekët do ta kishin zbuluar këtë qëkur Harry lindi, ai nuk do përjetonte dhimbje për një kohë kaq të gjatë.”

Tani i vogli i saj do t’i nënshtrohet sërish një tjetër operacioni. Por, Leanne shprehet se ai nuk është gati për një tjetër operacion. Sipas saj, do jetë shumë e vështirë ta çojnë sërish Harry-n në sallën e operimit pasi ai kundërshton.

14182429_889035471226741_1576201727_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027841806411743
array(1) { ["section"]=> string(75) "mamaja-deshperohet-mjeket-zbulojne-se-i-biri-ka-nje-vagine-te-fshehte-51570" }